Departmenti për Planifikim dhe Analiza Socio Ekonomike Rajonale avancon dokumentin ’Resurset e trashigimisë kulturore potencial për zhvillim rajonal të balancuar’.

Sot me datë 03.10.2022, zyrtaret e Departamentit për Planifikim dhe Analiza Socio-Ekonomike Rajonale  mbajtën takim online me pesë (5)Agjensionet për Zhvillim Rajonal AZHR-të për konsultimin e  dokumentit ‘Resurset e trashigimisë kulturore potencial për zhvillim rajonal të balancuar’.

Qëllimi i takimit ishte konsultimi dhe avancimi i draft dokumentit me Drejtorët e AZHR-ve-  sa i përket integrimit të resurseve kulturore në programe zhvillimore të MZHR-së që i kontribuojnë një zhvillimi socio –ekonomik të balancuar. Gjithashtu në takim u diskutua për organizimin e një puntorie të përbashkët me gjithë akterët relevant në fushën e turizmit, kulturës dhe trashigimisë për të avancuar dhe diskutuar rolin e trashëgimisë në zhvillimin ekonomik.

Në takim morën pjesë: Vjendita Avdiu-Musliu – Udhëheqëse e Divizionit për Zhvillim Rajonal të Balancuar, Fatmire Thaçi – Udhëheqëse e Divizionit për Përformancë Socio-Ekonomike Rajonaledhe Blinda Bytyqi- Konsulentë për Zhvillim socio-ekonomik Rajonal të Balancuar si dhe Drejtorët e pesë (5)AZHR-ve (Qendër,Veri, Jug, Perëndim dhe Lindje).
 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors