Mbahet ceremonia e nënshkrimit të kontratës në kuadër të projektit YENI bashkëfinancuar nga MZHR dhe Caritasi Zviceran

Sot më datë 10.10.2022 u realizua ceremonia e nënshkrimit të kontratës në kuadër të projektit YENI me OJQ-në “CEDE” (Center for Education and Devolepment of Environment) e cila do të zbatoj projektet në Rajonin Zhvillimor Lindje, konkretisht në shkollat e larta të mesme të këti Rajoni.

Kontratat u nënshkruar nga z. Gerhard Schaumberger – Drejtor Ekzekutiv i Caritasit Zviceran për Kosovë dhe Drejtorit ekzekutiv të OJQ-së së lartcekur z.Arben Nika, kontratat u nënshkruan në prezencë të përfaqësuesit të Ministrisë për Zhvillim Rajonal z.Ylber Çitaku – zv.Drejtor i Departamentit për Zhvillim Rajonal, njëherit koordinator për projektin YENI "Ndikimi i Rinisë në Mjedis". 

OJQ “CEDE”  tashmë është partner implementues në projektin YENI, vlen të theksohet se me projektin YENI në Rajonin e Lindjes përfshihen shumica e shkollave të mesme të larta, ku drejtpërdrejt kyqen mbi 600 nxënës e mësimdhënës në Ecoklubet e tyre, andaj përfitojnë nxënësit, mësimdhënësit, shkollat, ambienti dhe komuniteti në përgjithësi nga ky rajon zhvillimor.

Drejtori Ekzekutiv i Caritasit Zviceran për Kosovë dhe Drejtori ekzekutiv i OJQ-së “CEDE” falenderojn Ministrinë e Zhvillimit Rajonal për bashkëpunimin dhe partneritet.

Në javët në vijim do të nënshkruhen edhe kontratat tjera që mbulojnë edhe rajonet tjera zhvillimore.

post imagepost imagepost image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors