Mbahet ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit me Universitetin e Prishtinës/ Departamentin e Biologjisë në kuadër të projektit YENI bashkëfinancuar nga MZHR dhe Caritasi Zviceran

Sot më datë 20.10.2022 në Rektoratin e Universitetit të Prishtines u mbajt ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjesë së bashkëpunimit në mes të Caritasit Zviceran për projektin Ndikimi i Rinisë në Mjedis – YENI dhe Departamentit të Biologjisë të Universitetit të Prishtinës.

Marrëveshja u nënshkrua nga Rektori i Universitetit te Prishtinës Z.Naser Sahiti dhe Z.Kreshnik Basha Menaxher i Programit dhe përgjegjës i projektit ‘’YENI’’ nga Caritasi Zviceran; nënshkrimi i Marrëveshjes u bë në prezencë edhe të përfaqësuesit të Ministrisë për Zhvillim Rajonal z.Ylber Çitaku – Zv.Drejtor i Departamentit për Zhvillim Rajonal, njëherit koordinator për projektin YENI "Ndikimi i Rinisë në Mjedis".

Rektori Sahiti falenderoj për bashkëpunim përfaqësuesit e CARITAS-it Zviceran, njëkohësisht shprehu gatishmërin e stafit të tij akademik për realizimin e Marrëveshjes me përkushtim e profesionalizëm; sikur që shprehu falenderim të veçant për Ministrinë e Zhvillimit Rajonal për bashkëpunimin.

Z.Basha prezentoj në pika të shkurta synimet e projektit; rëndësinë e përfshirjes së nxënësve dhe mësimëdhësve në këtë projekt, si dhe përfitimet që do të kenë shkollat e mesme te larta ne komunat e caktuara. Qëllimi kryesor i këtij projekti është të ketë ndikim në qështjet e mbrojtjes së ambientit dhe ndryshimeve klimatike.

Z.Çitaku përgëzoj Rektorin Z.Sahiti dhe përgjegjësin nga CARITAS-i ZVICERAN Z.Basha për nënshkrimin e Marrëveshjes; njëherit përcolli mesazhet inkurajuese të drejtuesve të MZHR-së, konkrertisht të Ministrit z.Damka dhe të Sekretarit Z.Kamberaj për implementim të suksesshëm të Marrëveshjes, rrjedhimisht për vazhdim të mbështetjes me përkushtim e profesionalizem nga ana e MZHR-së për aq sa ka mundësi.

Madhështinë ceremonisë së nënshkrimit te marrëveshjesë së bashkepunimit me prezencen e tyre ja shtuan edhe Prorektoret Znj.Mimoza Ibrani, Znj. Albulena Blakaj, Dekani i Departamentit të Biologjisë të Fakultetit të Shkencave Matematikore Natyrore Z.Idriz Vehapi, Koordinatori per projekte Z.Avni Hajdari dhe profesorët Znj. Blerta Dibrani dhe Z. Halil Ibrahimi.

post imagepost image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors