Agjencia për Zhvillim Rajonal – Lindje dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal sot kanë realizuar tryezën e rrumbullakët me titull: “Partneriteti në zbatimin e politikave të zhvillimit rajonal në Republikën e Kosovës”

Në këtë tryezë morën pjesë z. Agon Dobruna, zv.Ministër, kryesuesi i bordit të AZHR Lindje z.Alban Hyseni njëherit edhe kryetar i komunës së Gjilanit dhe z.Besim Kamberaj, Sekretar i Përgjithshëm nga MZHR si dhe shumica e kryetarëve të rajonit Lindje.

Tryeza u hap nga z.Agim Zeka drejtor ekzekutiv i AZHR Lindje pastaj z. Dobruna dhe z. Kamberaj njoftuan të pranishmit me të arriturat e MZHR, statusin e politikave kombëtare si dhe planet për zhvillim rajonal të balansuar duke vënë theksin në përkushtimin e kësaj Ministrie për bashkëpunim mes komunave të rajonit Lindje dhe nivelit qendror. Në të ardhmen pritet të koordinojnë përpjekjet e përbashkëta për avancimin e politikave zhvillimore për të arritur objektivat kombëtare për zhvillim socio-ekonomik e rajonal të qëndrueshëm dhe balansuar në nivel vendi.

Kjo Tryezë e rrumbullakët ka përmbyll me sukses projektin “Ngritja e kapaciteteve të Komunave dhe Promovimi i Zhvillimit Rajonal”, financuar nga Ministria e Zhvillimi Rajonal dhe implementuar nga AZHR Lindje.

post imagepost image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors