Ministri z.Damka dhe Kryetari z.Shehu inauguruan Projektin “Ndërtimi i Stacionit të Autobusëve” në Komunën e Junikut.

Sot më datë  24 Dhjetor 2022, Ministri i Zhvillimit Rajonal z.Fikrim Damka përuroi Projektin ‘’Ndërtimi i Stacionit të Autobusëve’’ në komunën e Junikut.

Ministri z.Fikrim Damka dhe kryetari i komunës së Junikut z.Ruzhdi Shehu përuruan përfundimin e punimeve të projektit ’Ndërtimi i Stacionit të Autobusëve’’, projekt ky i financuar nga MZHR në vlerë prej 90,000.00 €  dhe i bashkëfinancuar nga komuna e Junikut shumën prej  8888.88 €.

Ministri z.Damka gjatë ceremonisë solemne të prerjes së shiritit  të projektit në fjalë theksoi që Stacioni i Autobusëve do ta mundësojë organizimin më të mirë të komunikacionit në qytet dhe fshatra, si dhe do t’i përmirësojë linjat e qarkullimit të Junikut me qytetet tjera gjithashtu nikoqirit i shprehu vullnetin e ti dhe të Qeverisë së Republikës së Kosovës për të ndihmuar Komunat në synimet e tyre specifikisht për një zhvillim të balancuar socio-ekonomik.

Kryetari z.Shehu falënderoj Ministrin z.Damka  dhe Ministrinë e Zhvillimit Rajonal për këtë investim kapital shumë të rëndësishëm  për banoret e Junikut dhe për transportuesit e udhëtareve në transportin Ndërurban dhe Ndërkombëtar.

Ministri dhe kryetari pas inaugurimit të projektit takimin e vazhduan në hapësirat e Komunës ku biseduan për mundësin e vazhdimit të bashkëpunimit edhe për vitet në vijim me theks të veçantë për vitin 2023, ku kryetari z.Shehu elaboroj projektin "Ndërtimi i Urës për fshatrat Jasiq dhe Gjocaj" projekt ky që do të ketë efekt të drejtpërdrejt për eko-fshatrat dhe turizmin Rural të komunës së Junikut.

Ministri z.Damka gjatë inaugurimit u shoqërua nga z.Agon Dobruna – zv.ministër i MZHR-së si dhe përfaqësues nga kabineti i ministrit dhe stafi civil i MZHR-së

post image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors