Ministria e Zhvillimit Rajonal organizoi takimin konsultativ lidhur me udhëzuesit për Skemat e granteve për v.2023

Sot më datë 09.02.2023, Ministria e Zhvillimit Rajonal (MZHR) organizoi takim konsultativ me odat ekonomike, donatorët, Agjensionet Rajonale Zhvillimore dhe partnerët tjerë për prezantimin e Udhëzuesit për Aplikantët nga Skema e Granteve “Programi për Zhvillim Rajonal të Balancuar” PZHRB 2023 dhe Udhëzuesit për Aplikantë – Programi për Mbështetje të Organizatave të Joqeveritare në avancimin e zhvillimit socio-ekonomik rajonal të balancuar për vitin 2023.

Takimi filloj me një fjalë hyrëse nga z.Agon Dobruna – Zëvendësministër i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal i cili falënderoi të pranishmit dhe citoi që është mundësi e mirë që bashkërisht të informohemi dhe të diskutojmë Udhëzuesit  lidhur me  lansimin e Thirrjeve për Propozime për biznese dhe ndërmarrës të rinj përkatësisht për Organizatat e Shoqërisë Civile.

Z.Besim Kamberaj – zv.Sekretar i Përgjithshëm i MZHR-së vazhdoi punimet sipas agjendës, në sesionin parë  u prezantua Prezantimi i Udhëzuesit të Programit për Mbështetje Financiare të Projekteve/Programeve të OJQ-ve në Avancimin e Zhvillimit Socio-Ekonomik Rajonal të Balancuar për vitin 2023, prezantimi u realizua nga znj. Vjendita Avdiu Musliu – Kryesuese e Grupit Punues. Në sesionin e dyte u prezantua Udhëzuesi i Programit për Zhvillim Rajonal të Balancuar 2023, përkrahja për biznese ekzistuese dhe Start-UP- prezantimi u  realizuar nga znj.Ekzotina Brahimaj Kryesuese e Grupit Punues.

Takimin e përmbylli z.Besim Kamberaj – zv.Sekretar i Përgjithshëm i MZHR-së, duke nxjerrë konkluzionet, rekomandimet pas diskutimeve me të pranishmit dhe hapat që duhet të ndermirën para lansimit të Thirrjeve  Publike të MZHR-së për vitin 2023.

post imagepost imagepost imagepost image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors