MZHR mban takim me Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj lidhur me Sistemin e Performances Rajonale

Më datë 21.02.2023 në sallën e takimeve në ambijentet e USHAF u mbajt takimi i bashkëpunimit në mes të dy Institucioneve: MZHR dhe USHAF lidhur me fillimin e testimit të sistemit SPSS për matjen e performancës rajonale në Republikën e Kosovës.

Qëllimi i takimit ishte prezantimi i draftit të sistemit SPSS sipas rajoneve zhvillimore, për mbledhjen e të dhënave dhe bartjen e tyre në SPSS. Të dy institucionet u zotuan në vazhdimin e bashkëpunimit deri në finalizimin dhe implementimin e plot të SPSS-it. Ky sistem pritet ti kontribuoj zhvillimit rajonal te balancuar si sistem adekuat per matjen e performances rajonale.

Në takim morën pjesë znj. Fakije Zejnullahu – Prorektore për Digjitalizim, Inovacion dhe Teknologji të Informacionit, znj. Shyhrete Kastrati – Drejtoreshë e DPASER, znj. Fatmire Thaçi – Udhëheqëse e Divizionit për Përformancë Socio-Ekonomike Rajonale dhe z. Xhevat Sefaj- Zyrtar për Zhvillim Socio-Ekonomik në DPASER.

post imagepost imagepost image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors