Ministri z.Damka priti në takim Kryetarin e Komunës së Dragashit z.Bexhet Xheladini

Ministri z.Damka priti në takim Kryetarin e Komunës së Dragashit z.Bexhet Xheladini.

Me datë 06.03.2023 Ministri i Zhvillimit Rajonal z. Fikrim Damka priti Kryetarin e Komunës së Dragashit z. Bexhet Xheladini.

Takimi kishte për qëllim diskutimin dhe bashkëpunimin në mes të Ministrisë së Zhvillimit Rajonal dhe Komunës së Dragashit si dhe u bisedua për Projekt Propozime që ndikojnë në zhvillimin socio-ekonomik rajonal.

Kryetari z. Xheladini e falënderoi Ministrin z. Damka për gatishmërinë e treguar në përkrahje të Komunës së Dragashit.

Në takim morën pjesë Ministri z. Damka me anëtarët e Kabinetit. Nga Komuna e Dragashit morën pjesë, z. Bexhet Xheladini – Kryetari i Komunës së Dragashit, z. Resul Fetahu – Nënkryetar i Komunës së Dragashit, z. Vetim Ramadani – Drejtor i Administratës dhe z. Uzair Hamza- Shef i Zyrës për Komunitete dhe Kthim.

post imagepost image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors