Ministria e Zhvillimit Rajonal nderon gjitha gratë me rastin e 8 Marsit

Ministri i Zhvillimit Rajonal z.Fikrim Damka, me rastin e festës së 8 Marsit – Ditës Ndërkombëtare të Gruas, shprehi  nderime dhe falënderime për gjitha gratë në Ministrinë e Zhvillimit Rajonal për punën, përkushtimin si dhe profesionalizmin e treguar.

Ministrit z.Damka uroi të gjitha zonjave prezente festën e 8 Marsit – Ditës Ndërkombëtare të gruas më dëshirën që të vazhdojnë më punë kualitative të jenë të respektuara të lumtura dhe suksesi i tyre të vazhdojë me bashkëpunim dhe të punojnë shumë që të përmirësojnë pozitën e femrës në shoqërinë tonë, sepse kështu fuqizojmë familjen, zhvillojmë shoqërinë dhe sigurojmë të ardhme më të mirë për fëmijët tanë.

Ministri z.Damka në fund të ceremonisë zonjave në shenjë falënderimi për punën dhe angazhimin në MZHR  ju dhuroi varëse me një rëndësi dhe kuptim të veçantë, këto varëse tregojnë historinë e të mbijetuarve të dhunimit seksual nga forcat serbe, gjatë periudhës së luftës së fundit në Kosovë"

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors