Ministria e Zhvillimit Rajonal mban sesionin informues për ‘’ Projekt / Programeve të OJQ-ve në Avancimin e Zhvillimit Socio-Ekonomik Rajonal të Balancuar për vitin 2023‘’

Me datë 27.04.2023, MZHR organizoj sesionin informuese të ‘’ Projekt / Programeve të OJQ-ve në Avancimin e Zhvillimit Socio-Ekonomik Rajonal të Balancuar për vitin 2023‘’në të dy gjuhët (Shqipe dhe Serbe).

Ky sesion informues kishte për qëllim dhënien e informacioneve më të detajuara në lidhje me realizimin e projekteve të OJQ-ve me qëllim të avancimit dhe zhvillimit socio – ekonomik rajonal të balancuar.

Në sesion informues ishin pjesëmarrës një numër i konsiderueshëm i OJQ-ve përfituese të cilët kishin mundësin të parashtronin pyetjet në lidhje me implementimin e projektit, me qëllim që projekti të implementohet me sukses.

Sesioni informues u drejtua nga Znj.Diellzë Avdullahu – Zyrtare monitoruese dhe Z.Amill Velija – Zyrtar monitorues.

post imagepost image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors