Ministri Damka së bashku me komisionin parlamentar takoi Ministrin e Kohezionit dhe Zhvillimit Rajonal të Sllovenisë, z. Aleksander Jevshek.

Në kuadër të takimeve zyrtare në Slloveni, Ministri i Zhvillimit Rajonal z.Damka së bashku me delegacionin nga Komisioni per Administrate publike pushtet lokal, media dhe zhvillim rajonal të Kuvendit, Ambasadori z. Sadiku, stafi i MZHR-së dhe AZHR Perëndim kanë realizuar takim pune me Ministrin e Kohezioni dhe Zhvillimit Rajonal te Sllovenise, z. Aleksander Jevshek dhe stafin e tij.

Gjatë takimit delegacioni u njoftua nga Ministri z. Jevshek për punën dhe politikat e Ministrisë së Kohezionit dhe Zhvillimit Rajonal dhe programet e Transnacionale.

Temat kryesore të bisedimeve ishin struktura institucionale, legjislacioni dhe financimi i zhvillimit rajonal, programet transnacionale si dhe shfrytëzimi i fondeve të kohezionit evropian në Slloveni.

post image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors