MZHR në bashkëpunim me Caritas Zviceran realizuan Inaugurimi i projektit Mjedisor në SH.M.M “Dr. Ali Sokoli” – Prishtinë.

Më datë 17.05.2023, në kuadër të projektit YENI e bashkë financuar nga Ministria e Zhvillimit Rajonal dhe Caritas-it Zviceran zyrja në Kosovë, Ndikimi i Rinisë në Mjedis ”YENI’’ Eko Klubi i Shkollës së Mesme e Mjekësisë Dr. Ali Sokoli, në bashkëpunim me partnerin implementues Green Art Center ka zhvilluar dhe realizuar projektin mjedisor “Nxënësit për Mjedisin”

Qëllimi i përgjithshëm i projektit është përkujdesja ndaj mjedisit dhe rrethinës së hapësirave shkollore, ky projekt përfshinë edhe instalimin e paneleve solare për kursim të energjisë elektrike, përdorimi i termokosit në vend të shisheve plastike, reduktimi i përdorimit të komponentëve që e dëmtojnë mjedisin përmes ngritjes së vetëdijes, në bazë të aktiviteteve dhe kontributeve të Eko-Klubit. Shëndrrimi i shkollës në një shkollë të gjelbër në aspektin e kursimit të ujit, energjisë elektrike dhe ngritje e vetëdijes individuale, përmes zhvillimit të aktiviteteve avokuese (ligjëratave dhe diskutimeve, video, poster, etj) që i adresojnë mënyrat që secili mund të ketë një ndikim pozitiv në gjendjen aktuale klimatike.                
 
Si rezultat implementimit të projektit, janë ndërgjegjësuar në lidhje me mjedisin, nxënësit e  SH.M.M “Dr. Ali Sokoli” së bashku me Shkollën e Muzikës “Prenk Jakova”, duke u bërë vetë inciatorë krahas Eko-Klubit për ndryshime të reja në favor të mjedisit.
 
Me atë rast, të pranishmit i kanë përshendetur; Drejtori i SH.M.M, Z. Flamur Bujupi, përfaqësuesja e Caritas-it Zviceran zyrja në Kosovë znj. Fjolla Caka, përfaqësuesi i MZHR z. Shani Hamitaga si dhe Përfaqësuesi i Green Art Center, z. Adhurim Hoxha, i cli i ndau mirënjohje.
 
Projekti YENI është bashkë financuar nga Ministria e Zhvillimit Rajonal, Caritas-i Zviceran, zyrja në Kosovë, si dhe nga Drejtoria Komunale e Arsimit e Komunës së Prishtinës.
 

post imagepost imagepost imagepost image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors