MZHR në bashkëpunim me Caritasin Zviceran realizuan Inaugurimin e projektit Mjedisor në Gjimnazin “Xhevdet Doda”- Prishtinë

Më datë 18.05.2023, në kuadër të projektit Ndikimi i Rinisë në Mjedis ”YENI’’ bashkëfinancuar nga Ministria e Zhvillimit Rajonal dhe Caritas-it Zviceran zyrja në Kosovë, Eko Klubi i Gjimnazit Xhevdet Doda në Prishtinë, në bashkëpunim me partnerin implementues Green Art Center ka zhvilluar dhe realizuar projektin mjedisor: “Zvogëlimi i Gjurmëve të Karbonit”.

Qëllimi i kryesor i projektit është të ndërmerr veprimet ndaj ndryshimeve klimatike, përdorimin              e transportit publik, biçikleta apo trotinetë elektronik, mos përdorimin e plastikës, mbjelljën e bimëve, kursimin e energjisë elektrike dhe ujin, përkujdesja ndaj mjedisit dhe rrethinës së hapësirave shkollore për një vend sa më gjelbërues, reduktimi i përdorimit të komponentëve që e dëmtojnë mjedisin, në bazë të aktiviteteve dhe kontributeve të Eko-Klubit.

Si rezultat implementimit të projektit, nxënësit janë ndërgjegjësuar në lidhje me mjedisin duke u bërë vetë inciatorë për ndryshime të reja në favor të mjedisit.

Me atë rast, të pranishmit i kanë përshendetur: Zv.Drejtori i Gjimnazit Bardhyl Kabashi, Drejtoresha e Caritas-it Zvireran me seli në Zvicër znj.Sandra Ege e cila ndau mirënjohje, projekt menaxheri i Caritas-it Zviceran i zyrës në Kosovë z. Bardh Xërxa, përfaqësuesi i MZHR z. Shani Hamitaga si dhe përfaqësuesi i Green Art Center z. Lorik Muqaj.

Eko Klubi në kuadër të Projektit YENI është bashkëfinancuar nga Ministria e Zhvillimit Rajonal, Caritas-i Zviceran zyrja në Kosovë, si dhe nga Drejtoria Komunale e Arsimit e Komunës së Prishtinës.

post image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors