Ministri z.Damka dhe Kryetari z.Idrizi inauguruan Projektin “Ndërtimi i shëtitores dhe shtegut për biçikleta Vushtrri- Nedakovc, bri lumit Sitnica” në Komunën e Vushtrrisë.

Më datë 24 Maj 2023, Ministri i Zhvillimit Rajonal z.Fikrim Damka përuroi Projektin ‘’Ndërtimi i shëtitores dhe shtegut për biçikleta Vushtrri- Nedakovc, bri lumit Sitnica ’’ në komunën e Vushtrrisë.

Ministri z.Fikrim Damka dhe kryetari i komunës së Vushtrrisë z.Ferit Idrizi përuruan përfundimin e punimeve të projektit “Ndërtimi i shëtitores dhe shtegut për biçikleta Vushtrri- Nedakovc, bri lumit Sitnica ’’, projekt ky i financuar nga MZHR në vlerë prej 120,000.00 € dhe i bashkëfinancuar nga komuna e Vushtrrisë shumën prej 45,992.42€.

Ministria e Zhvillimit Rajonal është e përkushtuar të mbështes projekte të ngjashme dhe të reja kapitale të ideuara nga Komunat, projekte këto që do të ndikojnë në rregullimin e infrastrukturës, krijim të një ambienti më të mirë për të gjithë dhe zhvillimit socio-ekonomik në përgjithësi.

Ministri z.Damka gjatë inaugurimit u shoqërua nga z.Besim Kamberaj – zv.Sekretar i MZHR-së, z.Ergin Bunjaku – këshilltar i lartë i ministrit si dhe përfaqësues nga kabineti i ministrit dhe stafi civil i MZHR-së.

post imagepost imagepost imagepost image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors