Ministria e Zhvillimit Rajonal në bashkëpunim me CARITAS-in Zviceran në Kosovë vlerësojnë rezultatet e implementimit të deritanishëm të projektit YENI për vitin 2023.

Më datë 30.05.2023, u mbajt punëtoria e përbashkët e Ministrisë së  Zhvillimit Rajonal në bashkëpunim me CARITAS-in Zviceran lidhur me aktivitetet dhe rezultatet e implementimit të deritanishëm të projektit YENI për vitin 2023.

Punëtoria  kishte për qëllim vlerësimin e progresit në njëvjetorin e fillimit të implementimit të projektit YENI, në punëtori u prezantuan të arriturat e deritanishme të cilat u vlerësuan si mbresëlënëse nga pjesëmarrësit.

Ministria e Zhvillimit Rajonal përfaqësohej nga z.Ylber Çitaku – zv.Drejtori i Departamentit për Zhvillim Rajonal. Z.Çitaku shprehu vullnetin dhe gatishmërinë e MZHR-se për të kontribuar në projekte që kanë për qellim ndryshimet klimatike, sikur që është rasti me projektin YENI, projekt ky që ka impakt të drejtpërdrejt në ndryshimet klimatike dhe përmirësimin e ambientit mjedisorë e jetësorë.

Në emër të  Ministrisë së  Zhvillimit Rajonal z. Çitaku falënderoj drejtuesit e CARITAS-it Zviceran në krye me z.Gerhard Schaumberger, partnerët implementues dhe drejtoritë komunale të arsimit, për rezultatet e deritanishme .

Projekti YENI gjatë implementimit të aktiviteteve kanë përfituar 60 shkolla në 16 komuna, shkolla këto që përmes këtij projekti kanë formuar eko-klubet ku kanë përfituar nxënësit, mësimdhënësit, shkollat dhe komuniteti në përgjithësi.

post image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors