MZHR merr pjesë në takimin virtual “Praktikat për mbrojtjen e Sinjalizuesve”

Sot më datë 05.06.2023, znj.Arta Maloku – Udhëheqëse e DKP-së në Ministrinë e Zhvillimit Rajonal mori pjesë në trajnimin virtual “Praktikat për mbrojtjen e Sinjalizuesve ”të organizuar nga Ministra e Punëve të Brendshme, Instituti i Kosovës për Administratë Publike(IKAP), Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit(APK) dhe School of Public Leadership at Stellenbosch University të Afrikës së Jugut.

Qëllimi i trajnimit ishte të diskutohen praktikat për mbrojtjen e Sinjalizuesve dhe përvojat personale të sinjalizuesve dhe besimin publik në institucionet shtetërore.

Në këtë trajnim përfaqësuesit nga School of Public Leadership at Stellenbosch University të Afrikës së Jugut, shkëmbyen përvojat e tyre në zbatimin e ligjit, praktikat e tyre për sinjalizimin e një veprimi ose praktike të dyshuar korrupsioni nga sinjalizuesit në sektorin publik e privat, mekanizmat për mbrojtjen e sinjalizuesve dhe detyrimet e autoriteteve publike e të subjekteve private në lidhje me sinjalizimin.

Ky trajnim ishte një mundësi e mirë për pjesëmarrësit nga Republika e Kosovës të marrin përvoja nga përfaqësuesit e Afrikës së Jugut, për parandalimin dhe goditjen e korrupsionit në sektorin publik e privat, mbrojtjen e individëve që sinjalizojnë veprimet e dyshuara të korrupsionit në vendin e tyre të punës.

post imagepost imagepost imagepost image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors