Ministria e Zhvillimit Rajonal në bashkëpunim me AZHR Lindje organizuan Punëtorinë mbi përgatitjet për Konferencën e Donatorëve

Sot me datë 08/06/2023, nën organizimin e  Ministrisë së Zhvillimit Rajonal së bashku me AZHR Lindje,  u mbajt punëtoria lidhur me përgatitjet për Konferencën e Donatorëve, e cila planifikohet të organizohet nga Qeveria e Kosovës gjatë muajit Qershor 2023.

Në këtë takim ishin të pranishëm Zëvendës Ministri i MZHR-së . z.Agon Dobruna nga MZHR, Kryetari i Komunës së Parteshit, z.Kreshnik Uka zv. Udhëheqës i Divizionit për Koordinim të Zhvillimit Rajonal nga MZHR, Muaz Kazazi, Këshilltar i Ministrit, përfaqësuesit e AZHR Lindje si dhe drejtorët e drejtorive të zhvillimit ekonomik nga komunat e Rajonit Lindje.

Qëllimi i këtij takimi ishte identifikimi dhe paraqitja e projekteve kapitale që janë rezultat i proceseve të planifikimit në nivelet komunale dhe rajonet zhvillimore.

Këto projekte do të bëhen pjesë e kërkesave dhe paraqitjeve gjatë konferencës së planifikuar për donatorët.

Në këtë takim u zhvilluan dhe diskutime tjera rreth qëllimit, përgatitjes, koordinimit dhe kritereve për përzgjedhjen e projekteve kapitale në nivel të komunave dhe rajoneve zhvillimore , si dhe modalitetet e tjera të lidhura me konferencën e planifikuar.

post image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors