Ministri i Zhvillimit Rajonal z.Fikrim Damka priti në takim kryetarin z.Shpejtim Bulliqi

Sot me datë 19.09.2023, Ministri i MZHR-së z. Fikrim Damka ka pritur në takim Kryetarin e Komunës së Podujevës z.Shpejtim Bulliqi.

Takimi ishte me karakter pune, kryetari z.Bulliqi e njoftoj Ministrin z.Damka me progresin në implementimin projektit “Ndërtimi i Stacionit të Autobusëve në Komunën e Podujevës” projekt ky dy vjeçar që bashkëfinancohet nga MZHR në shumën prej mbi 500,000.00€.

Ministri i MZHR-së z.Damka u nda i kënaqur me progresin e deritanishëm në realizimit të projektit të përbashkët ‘’Ndërtimi i Stacionit të Autobusëve në Komunën e Podujevës” por kërkoj nga kryetari që intensiteti i punëve të vazhdoj në mënyre që finalizimi i projektit të bëhet para afateve të planifikuara, për çka mori zotimin e kryetarit z.Bulliqi.

Në takim u diskutua edhe mundësia e vazhdimit të bashkëpunimit edhe në projekte tjera, projekte këto që janë në harmoni me politikat zhvillimore të MZHR-së, që për qëllim kanë zhvillimin socioe-konomik e infrastrukturor të Komunave ku drejtpërdrejt përfitojnë qytetarët

post image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors