Ministria e Zhvillimit Rajonal monitoron projektet kapitale në Komunën e Shtimes.

Sot më 06.10.2023 Zv.Sekretari i Përgjithshëm i MZHR-së z.Besim Kamberaj u prit nga Drejtori i Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik z.Kastriot Shabani me bashkëpunëtorë.

Sekretari Kamberaj dhe Drejtori Shabani pas diskutimeve në hapsirat e objektit Komunal të Shtimes, vizituan vendpunimet e projekteve ‘’Rregullimi i tregut të hapur’’ në qytetin e Shtimes dhe projektin ‘’Rregullimi i shtigjeve të ecjes, çiklizmit dhe ndriçimit publik në rrugën Ferizaj’’ projekte këto që MZHR bashkëfinancon.

Drejtori Shabani dhe bashkëpunëtorët e ti njoftuan Sekretarin e MZHR-së për progresin dhe vështërsitë me të cilat jan përball në fazën e deritanishme në implementimit e projekteve, me theks të veçant vështërsitë në implementimin e projektit ‘’Rregullimi i tregut të hapur’’ dhe angazhimin për gjetjen e zgjidhjes.

Kurse sa i përket projektit ’’Rregullimi i shtigjeve të ecjes, çiklizmit dhe ndriçimit publik në rrugën Ferizaj’’ punët ishin në fazën e finalizimit dhe bazuar në gjendjen faktike në teren palët u ndan të knaqura me gjithë procesin dhe projektin në përgjithësi.

Sekretari Kamberaj, apeloj tek zyrtarët e Komunës së Shtimes që të angazhohen maksimalisht në finalizimin edhe të projektit ‘’Rregullimi i tregut të hapur’’ edhe për faktin se këto projekte kan impakt të drejpërdrejt në jeten dhe mirëqenjen e qytetarëve të Komunës së Shtimes.

Në këtë vizitë Sekretari i MZHR-së z.Besim Kamberaj shoqërohej nga z.Ylber Çitaku- ZV.Drejtor i DZHR-së.

post imagepost imagepost imagepost imagepost image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors