Ministria e Zhvillimit Rajonal (MZHR) në bashkëpunim me Caritasin Zviceran realizuan Inaugurimin e projektit Mjedisor të Shkollës së Mesme “Sejdi Kryeziu” në fshatin Rogoqicë – Kamenicë

Në kuadër të projektit YENI i bashkë financuar nga Ministria e Zhvillimit Rajonal dhe Caritas-it Zviceran, zyra në Kosovë, Ndikimi i Rinisë në Mjedis. Më datë 21.12.2023, Eko Klubi i Shkollës së Mesme “ Sejdi Kryeziu” në bashkëpunim me partnerin implementues CEDE ka zhvilluar dhe realizuar projektin mjedisor.

Qëllimi i këtij aktiviteti është që të përurohet zbatimi i projektit të Eko klubit të shkollës së mesme “Sejdi Kryeziu”  në fshatin RogoqicëKamenicë dhe të promovohen investimet e përfunduara në kuadër të projektit – Ndikimi i Rinisë në Mjedis.

Me atë rast, moderimin e ka bërë Drejtori i shkollës, z. Agim Shkodra, kurse  prezantimin e projektit e kanë bërë nxënësit e Eko Klubit të shkollës nikoqire, si dhe të pranishmit i kanë përshëndetur me fjalë rasti: Përfaqësuesi i MZHR, z. Shani Hamitaga; Drejtori  i Drejtorisë për Arsim dhe Kulturë nga Komuna e Kamenicës, z. Afrim Dervishaj, si dhe Drejtori i OJQ “CEDE”, z. Arben Nika.

post image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors