MZHR mban takimin e parë të rregullt me Komitetin Auditimit të Brendshëm për vitin 2024.

Më datë 29.01.2024 u mbajt takimi i rregullt i Komitetit të Auditimit të Brendshëm (KAB) i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal (MZHR)

Takimin e drejtoi Kryesuesi i Komitetit të Auditimit të Brendshëm në MZHR z. Xhevat Sefaj.

Qëllimi i këtij takimi ishte: 1. Shqyrtimi i Raportit Vjetor të DAB-së për vitin 2023; 2.Shqyrtimi i Planit Vjetor të DAB-së për vitin 2024 si dhe 3. Shqyrtimi i Planit Strategjik 2024-2026.

Udhëheqësja e Divizionit të Auditimit të Brendshëm në MZHR znj. Sabajete Kabashi prezantoj Raportin Vjetor për vitin 2023, Planin Vjetor për vitin 2024 si dhe Planin Strategjik 2024-2026.

Gjithashtu njoftoi pjesëmarrësit në takim se dokumentet strategjike për Auditim të Brendshëm brenda afateve ligjore janë dërguar tek Udhëheqësi i SSP, tek KAB dhe NJQHAB/MFPT, si dhe për realizmin e planit të punës në tersi sipas planifikimit për v. 2023.

Si konkluzion nga ky takim doli së MZHR të trajtoj me prioritet rekomandimet që dalin nga raportet e Njësisë së Auditimit të Brendshëm në MZHR.

Në takim morën pjesë: Ministri i MZHR-së z. Fikrim Damka, znj. Sabajete Kabashi – Udhëheqëse e Divizionit të Auditimit të Brendshëm, z. Xhevat Sefaj- Kryesues i Komitetit të Auditimit të Brendshëm, z. Zejnullah Gylderen- Anëtar i KAB dhe z. Shaqir Haliti- Anëtar i KAB.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors