Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruan Marrëveshjen e Mirëkuptimit me komunën përfituese të Klinës në kuadër të Programit për Zhvillim Rajonal PZHR 2024

Ministri i Ministrisë se Zhvillimit Rajonal z.Fikrim Damka, më datë 31 Janar 2024 ka nënshkruar marrëveshjen e mirëkuptimit me komunën përfituese të Klinës  në kuadër të Programit për Zhvillim Rajonal PZHR 2024 për projekte të investimeve kapitale.

Ministri i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal z.Fikrim Damka përgëzoj komunën përfituese dhe i uroj suksese në zbatimin e projektit të përbashkët:

 “Rregullimi i trotuarit dhe shtegut të biçikletave me infrastrukturë përcjellëse nga qyteti i Klinës deri te udhëkryqi Pejë-Prishtinë, faza II”.

Kryetari i komunës së Klinës Prof.Dr. Zenun Elezaj ka falënderuar Ministrin e Zhvillimit Rajonal për përkrahjen dhe u zotua se do ta realizojë projektin me përkushtim me qëllim të përmirësimit të cilësisë së shërbimeve ndaj qytetarëve.

post imagepost image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors