Ministria e Zhvillimit Rajonal mbështet investimet e diasporës

Ministria e Zhvillimit Rajonal, përkatësishtë znj. Erlina Llabjani-përfaqësuese nga Departamenti për Integrime Evropian dhe Koordinim të Politikave, më datë 01.02.2024 ka qenë pjesëmarrëse në nënshkrimin e radhës në kuadër të Projekteve Investuese të Diasporës ndërmjet Altec SH.P.K. (Kosovë) dhe partnerit nga diaspora N.D. Projekt (Slloveni), si pjesë e projektit Veprimi i Komunave për Riintegrim dhe Diasporë (MARDI), implementuar nga Caritas Switzerland në Kosovë.

Kjo marrëveshje i mundëson kompanisë lokale Altec SH.P.K. (emri i markës Poppins) të zhvillojë më tej linjën e përpunimit të ushqimit të qenve dhe maceve dhe ngritjen e kapaciteteve të stafit të tyre.

Duke përdorur aftësitë, ekspertizën dhe burimet e partnerëve tanë të diasporës, promovohet zhvillimi i qëndrueshëm dhe afatgjatë në Kosovë.

Projekti MARDI mbështetet nga Ministria e Zhvillimit Rajonal, Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Qeveria e Principatës së Lihtenshtajnit.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors