Mbahet takimi në mes të zyrtarëve të MZHR-së dhe Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj-USHAF

Sot me datë 07.02.2024  në ambientet e MZHR-së u mbajt takimi i bashkëpunimit në mes të dy Institucioneve: MZHR dhe USHAF.

Qëllimi i takimit ishte koordinimi dhe avancimi  i bashkëpunimit në mes të MZHR dhe USHAF  në lidhje me sistemit SPSS i  krijuar sipas shtate  rajoneve zhvillimore  për mbledhjen e të dhënave dhe perpunimin analitik te tyre për qellim te hartimit te analizave socio ekonomike rajonale.

Të dy institucionet u zotuan në vazhdimin e bashkëpunimit deri në finalizimin dhe implementimin e plot të SPSS-it. Ky sistem pritet ti kontribuoj zhvillimit rajonal te balancuar si sistem adekuat per matjen e performances rajonale.

Në takim morën pjesë znj. Fakije Zejnullahu Prof.Asoc. Dr – Prorektore për Digjitalizim, Inovacion dhe Teknologji të Informacionit, (USHAF) z. Bashkim Çerkini Prof. Asoc. Dr. dekan i Fakultetit për Inxhinieri dhe Informatikë (USHAF), z. Besim Kamberaj ud. Sekretar i Përgjithshëm në MZHR, znj. Shyhrete Kastrati – Drejtoresh i DPASER, znj. Fatmire Thaçi – Udhëheqëse e Divizionit për Përformancë Socio-Ekonomike Rajonale, si  dhe  z. Xhevat Sefaj-  Zyrtar për Zhvillim Socio-Ekonomik në DPASER.

post image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors