Zëvendësministri i Zhvillimit Rajonal z.Ali Tafarshiku realizoi vizitë zyrtare në Plavë

Sot më datë 13.02.2024, Zëvendësministri i Zhvillimit Rajonal z.Ali Tafarshiku realizoi vizitë zyrtare në Komunën e Plavës në Malin e Zi, ku u pritëm nga kryetari i kësaj Komune z. Nihad Canoviq me bashkëpunëtoret e tij.

z. Tafarshiku dhe z. Canoviq gjatë këtij takimi diskutuan për bashkëpunimin dy palësh dhe idetë e përbashkëta zhvillimore, krijimit e mundësiv me qëllim të zhvillimit të avancimit socio – ekonomik rajonal të balancuar në mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Zv.ministri z.Tafarshiku dhe kryetarin z,Canoviq gjatë takimit biseduan per zhvillimin socio – ekonomik rajonal në aspektin e projekteve të përbashkëta të infrastrukturës, lëvizjes së lirë, turizmit dhe kulturës, gjithashtu kryetari i komunës së Plavës u njoftua për së afërmi me objektivat e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, zhvillimin e programeve socio-ekonomike me vendet e rajonit dhe mundësitë ndërkufitare të bashkëpunimit.

Gjatë qëndrimit zyrtar në Republikën e Malit të Zi, Zv.ministri z.Tafarshiku u shoqërua nga z. Sokol Luta- Drejtor i AZHR-së Perëndim.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors