Ministri i MZHR-së z. Fikrim Damka së bashku me Kryetarin e kryeqytetit z.Perparim Rama vizituan Pallatin e Rinisë

Sot më datë 22.02.2024, Ministri z.Fikrim Damka dhe Kryetari i komunës së Prishtinës z.Perparim Rama vizituan Pallatin e Rinisë ku u priten nga Kryeshefja e Pallatit të Rinisë, znj. Mrika Gashi Macula.

Takimi ishte me karakter pune, fillimisht biseduan për zhvillimet e përgjithshme në Pallatin e Rinisë në Prishtinë me theks të veçantë punët që po bëhen në projekte të caktuara dhe vështirësitë me të cilat po përballen.

Ministri i MZHR-së z.Damka, u njoftua më detajisht për objektin e Pallatit të Rinisë, ku planet dhe reformat që po jetësohen çdo ditë . Palët në takim u dakorduan për mundësit e bashkëpunimit në të ardhmen për të përkrahur Pallatin e Rinisë në Prishtinë me projekt propozime, projekte konkrete që kanë impakt të drejtpërdrejt në zhvillimin socio-ekonomik rajonal.

Ministri z.Damka shoqërohej nga UD.Sekretari i Përgjithshëm i MZHR-së z.Besim Kaberaj, Ercan Şilik – Këshilltari i Ministri, Ylber Çitaku – UD. Drejtor i DZHR-së dhe znj.Arta Maloku – Udhëheqëse e DKP-së.

post imagepost imagepost imagepost imagepost imagepost imagepost image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors