Mbahet takimi i rregullt i Komitetit të Auditimit të Brendshëm në MZHR

Më datë 10.07.2024 u mbajt takimi i rregullt i Komitetit të Auditimit të Brendshëm (KAB) i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal (MZHR)

Takimin e drejtoi Kryesuesi i Komitetit të Auditimit të Brendshëm në MZHR z. Xhevat Sefaj.

Ministri z.Damka theksoi angazhimin e tij dhe stafit të MZHR-së për një performancë të mirë të MZHR-së që ka rezultuar edhe me raport pozitiv nga Zyra Kombëtare e Auditimit.

Qëllimi i këtij takimi ishte: 1 Shqyrtimi i raportit vjetor të ZKA-së për MZHR për vitin 2023 si dhe

2. Shqyrtimi i raportit gjashtëmujor të NJAB-së në MZHR për vitin 2024.

Kryesuesi i Auditimit të Brendshëm në MZHR z. Xhevat Sefaj prezantoj raportin vjetor të ZKA-së për MZHR për vitin 2023.

U.D. i Sekretarit të Përgjithshëm në MZHR z. Besim Kamberaj deklaroj së MZHR i ka prioritet rekomandimet që dalin nga ZKA, sipas afateve ligjore ka përgatit Planin e Veprimin për zbatim të rekomandimeve dhe të gjitha rekomandimet do të adresohen me kohë, ku theksoi se rekomandimit janë të natyrës teknike nuk ka asnjë dëmtim material.

Udhëheqësja e Njësisë së Auditimit të Brendshëm në MZHR znj. Sabajete Kabashi prezantoj raportin gjashtëmujor të NJAB-së për vitin 2024 dhe raportin me titull Menaxhimi i TI-së dhe Shërbimeve Logjistike.

Si konkluzion nga ky takim doli së MZHR të trajtoj me prioritet rekomandimet që dalin nga raportet e Zyres Kombetare të Auditimit dhe të Njësisë së Auditimit të Brendshëm në MZHR.

Në takim morën pjesë: Ministri i MZHR-së z. Fikrim Damka, ud. i Sekretarit të Përgjithshëm në MZHR z. Besim Kamberaj, znj. Sabajete Kabashi – Udhëheqëse e Njësisë së Auditimit të Brendshëm, z. Xhevat Sefaj- Kryesues i Komitetit të Auditimit të Brendshëm, z. Zendullah Gylderen- Anëtar i KAB dhe z. Shaqir Haliti- Anëtar i KAB.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors