Departamenti për Performancë dhe Analiza Rajonale prezantoi Draft-Analizën e Zhvillimit Socio-Ekonomik Rajonal të Balancuar në Kosovë për vitin 2023

Sot më datë 29.07.2024, Departamenti për Performancë dhe Analiza Rajonale prezantoi para Kabinetit të Ministrit dhe Stafit Udhëheqës të MZHR-së “Draft-Analizën e Zhvillimit Socio-Ekonomik Rajonal të Balancuar në Kosovë për vitin 2023”.

Draft- Analiza pasqyron shpërndarjen e investimeve në sektorin privat nga Skema e Granteve e Programit për Zhvillim Rajonal të Balancuar për vitin 2023 nga Ministria e Zhvillimit Rajonal si dhe implementimin e programeve të ngjashme nga Ministritë e Linjës (MBPZHR dhe MINT) bazuar në (7) rajonet zhvillimore në Kosovë.

Në këtë analizë janë trajtuar: numri i aplikimeve të bizneseve sipas (7) rajoneve zhvillimore dhe komunave; numri i përfituesve (bizneseve) sipas (7) rajoneve zhvillimore dhe komunave; vlera financiare e financimit për bizneset përfituese; vlera e bashkëfinancimit nga bizneset përfituese; sektorët përfitues më të financuar sipas (7) rajoneve zhvillimore; numri i vendeve të reja të punës të krijuara nga bizneset përfituese; numri i përfitueseve sipas Loteve të mbështetura nga Programi (PZHRB); numri i përfituesve sipas përkatësisë etnike sipas rajoneve zhvillimore; numri i përfituesve sipas gjinisë sipas rajoneve zhvillimore; komunat që kanë përfituar më së shumti projekte sipas rajoneve zhvillimore dhe komunat që nuk kanë qenë përfituese.

Zvogëlimi i pabarazive rajonale përmes shpërndarjes së balancuar të mjeteve financiare në (7) rajone zhvillimore si dhe përmes përfshirja e vendeve më pak të zhvilluara mbetet prioritet për Ministrinë e Zhvillimit Rajonal për të nxitur zhvillim të qëndrueshëm ekonomik rajonal.

Në këtë takim morën pjesë: Ministri z.Fikrim Damka, z.Ali Tafarshiku -zv. Ministër, këshilltaret politik të Ministrit, Drejtorët e Departamenteve si dhe Udhëheqës të Divizioneve dhe njësive të veçanta në MZHR.

post imagepost imagepost imagepost imagepost image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors