Ministri i Zhvillimit Rajonal z. Fikrim Damka priti delegacionin e biznesit nga Turqia për të diskutuar mundësitë e investimit në Kosovë

Ministri i Zhvillimit Rajonal z. Fikrim Damka, sot më 27 shtator 2024, priti në takim një delegacion të përfaqësuesve të biznesit nga Denizli – Turqi takim i organizuar nga Fondacioni EkoAvrasya dhe Aysiad.

Diskutimet u fokusuan në mundësitë e bashkëpunimit socio-ekonomik ndërmjet dy vendeve, duke theksuar sektorët potencialë për investime në Kosovë.

Delegacioni nga Turqia shprehu interesin për të eksploruar dhe kontribuar në zhvillimin e mëtejshëm të rajonit, ndërsa Ministri z.Damka theksoi rëndësinë e këtyre bashkëpunimeve për zhvillimin socio- ekonomik të vendit.

Palët u dakorduan që të vazhdojnë bashkëpunimin, që në një të ardhme të afërt të zhvillojnë projekte konkrete që do të kontribuojnë në zhvillimin rajonal dhe forcimin e lidhjeve ekonomike mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Turqisë.

post imagepost imagepost imagepost imagepost imagepost image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors