Zëvendësministri Tafarshiku vizitoi komunën e Mitrovicës dhe komunën Zubin Potok

Më datë 28.10.2024, Zëvendësministri i Zhvillimit Rajonal z.Ali Tafarshiku zhvilloi një sërë takimesh në komunat e Mitrovicës dhe Zubin Potokut, për të mbështetur projektet e rëndësishme në fushën e sportit, turizmit dhe zhvillimit socio- ekonomik.

Në Mitrovicë, Zëvendësministri u njofta për së afërmi me investimin në renovimin e Qendrës Multifunksionale Sportive “Omni Sport”, projekt i mbështetur nga MZHR dhe komuna e Miteovicës. Gjatë takimit me Drejtorin e Zhvillimit Ekonomik dhe të Turizmit z. Elvis Feka, zëvendësministri në emër të MZHR-së shprehi gadishmërine për të vazhduar bashkëpunimin edhe në të ardhmenpër realizimin e projekteve të tjera .

Nga Mitrovica, Zëvendës Ministri udhëtoi në Zubin Potok, ku zhvilloi një takim me Kryetarin e Komunës z. Izmir Zeqiri dhe përfaqësues tjerë komunal. Gjatë këtij takimi, ai prezantoi thirrjen për aplikim për investime kapitale, të cilën Ministria e Zhvillimit Rajonal e hap çdo vit për Komunat, duke diskutuar prioritetet e investimeve për banorët e kësaj komune.

Këto investime synojnë të krijojnë një ndikim të qëndrueshëm dhe të përmirësojnë kushtet e jetës dhe të zhvillimit socio- ekonomik në vend.

post imagepost imagepost imagepost imagepost imagepost imagepost image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors