Ministri i Zhvillimit Rajonal, z. Fikrim Damka, mori pjesë në Forumin e Investimeve dhe Biznesit në Ballkan

Sot me datë 31.10.2024 Ministri Damka mori pjese në Forumin e Investimeve dhe Biznesit në Ballkan i zhvilluar në Edirne

Ministri Damka ishte pjesëmarrës së bashku me shumë ministra të tjerë të rëndësishëm, si Ministri i Tregtisë së Turqisë, Prof. Dr. Ömer Bolat, Ministri i Industrisë dhe Teknologjisë, Mehmet Fatih Kaçır, Ministri i Tregtisë dhe Marrëdhënieve Ekonomike të Bosnje-Hercegovinës, Staša Košarac, dhe Ministri i Inovacionit dhe Rritjes në Bullgari, Prof. Dr. Rosen Karadimov.

Ministri Damka në fjalen e tij në këtë forum theksoi rëndësinë e botës së biznesit turk në rajon dhe solidaritetin tonë, duke shqyrtuar mundësitë për bashkëpunim dhe investime me vendet e rajonit. Ai zhvilloi biseda të frytshme me pjesëmarrësit për të hapur dyer për projekte që do të kontribuonin në zhvillimin ekonomik. Gjatë fjalës së tij në forum, ai shprehu dëshirën për të vazhduar rritjen e solidaritetit ekonomik në rajon.

post image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors