Ministria e Zhvillimit Rajonal në bashkëpunim me TAIEX mbajnë punëtorinë dy ditore mbi Asistencën Teknike për Zhvillimin e Projekteve të Përbashkëta

Sot më datë 4 nëntor 2024, Ministria e Zhvillimit Rajonal në bashkëpunim me TAIEX po realizojnë ditën e parë të punëtorisë së përbashkët me ekspertet ndërkombëtarë nga Kroacia dhe Polonia.

Dita e parë e punëtorisë u hap nga Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal z. Besim Kamberaj, i cili theksoi rëndësinë e zhvillimit të kapaciteteve të menaxhimit të projekteve për të përmirësuar efektivitetin e investimeve rajonale dhe rritjen ekonomike të qëndrueshme.

Qëllimi i punëtorisë ishte të zhvillohen strategji për përmirësimin e aftësive në menaxhimin e projekteve dhe avancimin e kapaciteteve të brendshme në MZHR.

Ditën e parë e punëtorisë pjesëmarrësit u njohën me praktikat aktuale të menaxhimit të projekteve, vlerësimin e aftësive dhe nevojat për trajnim. Gjithashtu, u prezantuan prezantimet nga: z. Tomislav Belovari-ekspert nga Kroacia, znj. Bożena Pietras-Goc Eksperte nga Ploonia, z.Ylber Çitaku, Drejtor i DZHR-së, znj.Refike Sulejvsi, Drejtoreshë e DIEKP, znj, Jeta Nushi- Udhëheqëse e Divizionit për Zhvillim dhe Menaxhim të Projekteve dhe z.Sokol Luta –Drejtor i AZHR Perëndim.

Në këtë punëtori u diskutuan sfidat aktuale dhe identifikimi i fushave ku nevojitet zhvillimi i aftësive për përmirësimin e efikasitetit të projekteve.

Punëtoria synon të forcojë kapacitetet profesionale të pjesëmarrësve në menaxhimin efektiv të projekteve dhe të krijojë një platformë për shkëmbimin e përvojave dhe praktikave më të mira ndërkombëtare dhe raste studimore dhe praktika më të mira nga Kroacia dhe Polonia.

Punëtoria mbi ”Asistencën Teknike për Zhvillimin e Projekteve të Përbashkëta” përfundoi punimet sipas agjendës së ditës së pare për të vazhduar nesër.

post imagepost imagepost imagepost imagepost imagepost imagepost imagepost imagepost imagepost imagepost imagepost image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors