Ministria e Zhvillimit Rajonal mban takim për përgatitjen e KASH-it 2026-2028

Më 18 mars 2024, me ftesë të znj.Erza Haraçia -Udhëheqëse e Divizionit për Buxhet dhe Financa, në Ministrinë e Zhvillimit Rajonal u realizua takimi për diskutimin e përgatitjes së Kornizës Afatmesme të Shpenzimeve (KASH) 2026-2028.

Në këtë takim morën pjesë z. Besim Kamberaj – Sekretar i Përgjithshëm si dhe stafi udhëheqës i ministrisë. Takimi u fokusua në shqyrtimin e instruksioneve të reja për përgatitjen e KASH-it, si dhe në diskutimin e draftit të parë të këtij dokumenti të rëndësishëm për menaxhimin buxhetor të Ministrisë për tri vitet e ardhshme.

Gjatë takimit u propozuan objektiva operacionale dhe sugjerime nga të pranishmit për përmirësimin e këtij procesi, me qëllim që të sigurohet një planifikim sa më i saktë dhe efikas i shpenzimeve për periudhën 2026-2028

post imagepost imagepost imagepost image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors