Ministria e Zhvillimit Rajonal priti në takim përfaqësuesit e Caritas Switzerland në Kosovë

Më datë 08 Prill 2025, Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal Dr. Besim Kamberaj priti në një takim, Drejtoreshën e Caritas Switzerland në Kosovë Znj. Astrid Wein.

Ky takim kishte si qëllim diskutim mbi arritjet e dy projekteve të përbashkëta "YENI" dhe "MARDI" dhe përmbylljen e suksesshme të tyre, gjithashtu u diskutua mundësia për vazhdimin e bashkëpunimit mes MZHR-së dhe Caritas Switzerland në të ardhmen.

Gjatë këtij takimi u shqyrtuan arritjet dhe sfidat e këtyre projekteve, duke u fokusuar në ndikimin pozitiv që kanë pasur ato në zhvillimin socio-ekonomik. Palët u dakorduan për të vazhduar bashkëpunimin edhe në të ardhmen në avancimin e projekteve të përbashkëta që ndihmojnë në zhvillimin socio-ekonomik në vend.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors