Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruan marrëveshjet e bashkëpunimit me komunat përfituese në kuadër të Programit PZHRB 2025-2027

Sot 16 qershor 2025 – Ministria e Zhvillimit Rajonal ka organizuar ceremoninë solemne të nënshkrimit të marrëveshjeve të bashkëpunimit me komunat përfituese në kuadër të Programit për Zhvillim Rajonal PZHRB 2025-2027, Masa 1 (Faza 1).

Në këtë ceremoni, Zëvendësministrat në detyrë të Zhvillimit Rajonal, z. Ali Tafarshiku dhe z. Elldin Uglari, kanë nënshkruar marrëveshjet me komunat e Ferizajt, Hanit të Elezit dhe Klinës , duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt zhvillimit socio-ekonomik rajonal te balancuar.

Programi PZHRB 2025-2027 synon përmirësimin e infrastrukturës bazë, shërbimeve komunale dhe cilësisë së jetës në komunat përfituese, duke kontribuar në zhvillimin ekonomik dhe social të qëndrueshëm.

Në kuadër të Fazës 1 të Masës 1, janë nënshkruar marrëveshjet për realizimin e projekteve kyçe, si më poshtë:

–          Komuna e Ferizajt do të realizojë projektin për krijimin e infrastrukturës turistike në fshatin Varosh.

–          Komuna e Hanit të Elezit do të kryejë rregullimin e hapësirave turistike në Han të Elezit dhe fshatrat Pustenik, Krivenik, Seçishtë, Paldenicë dhe Gorancë.

–          Komuna e Klinës do të ndërtojë trotuarin me ndriçim në segmentet Klinë–Jashanicë dhe Krushevë e Vogël–Zllakuqan.

Pas nënshkrimit të marrëveshjeve, përfaqësuesit e komunave përfituese shprehën mirënjohjen e tyre të thellë ndaj Ministrisë së Zhvillimit Rajonal për mbështetjen e vazhdueshme dhe për mundësinë që iu është dhënë për të realizuar projekte me ndikim të drejtpërdrejtë në përmirësimin e kushteve të jetesës dhe avancimin socio-ekonomik të rajoneve përkatëse.

Post ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors