MZHR realizon sesionin informues për PZHRB 2025

Sot më datë 24 qershor 2025, Ministria e Zhvillimit Rajonal (MZHR) organizoi sesionin informues për Thirrjen Publike të Programit për Zhvillim Rajonal të Balancuar (PZHRB) 2025, me fokus në Masën 2: Mbështetje financiare për ndërmarrjet mikro dhe të vogla, veçanërisht Nën Masën 2.3: Mbështetje për biznese ekzistuese.

Sesioni informues kishte për qëllim informimin e aplikantëve potencial mbi kriteret, procedurat dhe afatet e aplikimit për këtë thirrje. Pjesëmarrësit patën mundësinë të parashtronin pyetje dhe të merrnin sqarime për implementimin e projekt-propozimeve.

Sesioni informues u drejtua nga: znj.Kreshnike Arifi – Udhëheqëse e Divizionit për Koordinim të Zhvillimit Rajonal, Aridon Morina – Zyrtar i Lartë për Menaxhim të Projekteve dhe Lendrit Rukiqi – Zyrtar i Teknologjisë Informative në MZHR.

Post ImagePost ImagePost Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors