MZHR realizon vizitë në AZHR Jug për koordinimin e politikave dhe identifikimin e projekteve rajonale

Në kuadër të përpjekjeve për fuqizimin e bashkëpunimit dhe koordinimit të veprimeve në fushën e zhvillimit rajonal të balancuar, znj. Kreshnike Arifi, Udhëheqëse e Divizionit për Koordinim të Zhvillimit Rajonal, realizoi një vizitë në Agjencinë për Zhvillim Rajonal Jug (AZHR Jug), ku u prit nga z. Qazim Piranja, Menaxher i Projekteve në AZHR Jug.

Gjatë takimit u trajtuan çështjet kryesore lidhur me aktivitetet aktuale të AZHR Jug, përfshirë përgatitjet për themelimin dhe riformatimin e Agjencive për Zhvillim Rajonal në Qendra të Zhvillimit Rajonal (QZHR).

Një vëmendje e veçantë iu kushtua promovimit të thirrjeve publike të Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, me fokus të veçantë te thirrja për Nën-Masën 2.1, e cila ka për qëllim mbështetjen financiare të veprimtarive zejtar.

Gjithashtu, u diskutuan edhe tema të tjera lidhur me zhvillimin rajonal dhe bashkëpunimin ndërinstitucional për zbatimin e projekteve që kanë ndikim të gjerë në rajonet Jug dhe Jug-Perëndim.

Në takim morën pjesë z. Qazim Piranja, Enver Hoxha dhe Florentina Kabashi – Menaxherë të Projekteve në AZHR Jug, ndërsa nga Ministria e Zhvillimit Rajonal ishte znj. Kreshnike Arifi, Udhëheqëse e Divizionit për Koordinim të Zhvillimit Rajonal.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors