Ministria e Zhvillimit Rajonal dhe Universiteti Haxhi Zeka vazhdojnë bashkëpunimin për zhvillimin rajonal të qëndrueshëm

Më datë 29.07.2025, u mbajt takim i përbashkët në mes të përfaqësuesve të Ministrisë së Zhvillimit Rajonal dhe Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë .

Qëllimi i takimit ishte vazhdimësi e memorandumit të bashkëpunimit të nënshkruar në qershor të vitit 2023 në mes MZHR dhe Universitetit “Haxhi Zeka’’, shkëmbimi i informatave dhe përvojave mbi indikatorët e performancës rajonale, një hap i rëndësishëm drejt avancimit të politikave për zhvillim të balancuar rajonal dhe funksionalizimit të sistemit të performancës në nivel rajonal.

Ministria e Zhvillimit Rajonal vlerëson lart rolin dhe ekspertizën e institucioneve akademike në fushën e analizave socio-ekonomike, duke theksuar se ky bashkëpunim do të kontribuojë në thellimin e njohurive dhe përmirësimin e qasjes për zhvillim të qëndrueshëm dhe të balancuar rajonal në vend.

Në takim morën pjesë edhe Drejtoresha e Departamentit për Shërbime të Përgjithshme znj. Arta Ahmeti Xhylani, Drejtoresha e Departamentit për Performancë dhe Analiza Rajonale znj. Shyhrete Kastrati, Udhëheqësja e Divizionit për Performancë Socio-Ekonomike Rajonale, znj. Fatmire Thaçi, Rektori i Universitetit Haxhi Zeka, Prof. Dr. Armand Krasniqi dhe Prorektorja për Buxhet, Financa dhe Infrastrukturë Prof. Ass. Dr. Vjosa Hajdari.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors