Me mbështetje nga Ministria e Zhvillimit Rajonal, Agjencia për Zhvillim Rajonal Jug organizoi punëtorinë për ndikimin e mjeteve digjitale dhe Programin e Bashkëpunimit Ndërkufitar Kosovë-Shqipëri, financuar nga programi IPA III 2021-2027

Me datë 25 shtator 2025, Agjencia për Zhvillim Rajonal Jug, me mbështetjen e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, organizoi në Prizren punëtorinë me temë “Ndikimi i mjeteve digjitale në transparencë dhe llogaridhënie dhe prezantimin e Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar Kosovë-Shqipëri, financuar nga programi IPA III 2021-2027”.

Qëllimi i punëtorisë ishte të njihej niveli i njohurive të qytetarëve dhe personelit zyrtar shtetëror lidhur me teknologjinë informative, si dhe prezantimi i statistikave për përdorimin e këtyre mjeteve në përgjithësi nga qytetarët e Kosovës dhe në veçanti nga institucionet qeveritare dhe joqeveritare.

Në këtë punëtori, përveç përfaqësuesve të AZHR Jug, morën pjesë edhe përfaqësues të komunave të këtij regjioni. U prezantuan statistika që tregojnë ndikimin e transformimit digjital në qeverisje, transparencë dhe llogaridhënie publike në Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovinë, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoninë Veriore dhe Serbi, për periudhën nga viti 2010 deri në ditët e sotme.

Gjithashtu, të pranishmit u informuan mbi Programin e Bashkëpunimit Ndërkufitar Kosovë – Shqipëri, i financuar nga programi IPA III 2021 – 2027, dhe lotet e mundshme të këtij programi:

•              Prioriteti 1: Mbrojtja e mjedisit, promovimi i përshtatjes dhe zbutjes së ndryshimeve klimatike, parandalimi dhe menaxhimi i rreziqeve.

•              Prioriteti 2: Inkurajimi i turizmit dhe promovimi i trashëgimisë kulturore dhe natyrore.

Në cilësinë e monitoruesit nga Ministria e Zhvillimit Rajonal, në punëtori mori pjesë z. Shani Hamitaga, Udhëheqësi i Divizionit për Nisma Rajonale në MZHR.

Post ImagePost Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors