MZHR dhe QPDG mbajnë takim pune për avancimin e rolit të gruas

Më datë 24 tetor 2025, znj. Refike Sulçevsi- U.D. Sekretare e Përgjithshme në MZHR, së bashku me znj. Arta Ahmeti Xhylani -Drejtoreshë e DSHP-së dhe znj. Arta Maloku -Udhëheqëse e DKP-së, realizuan takim pune me znj. Kadire Tahiraj – Drejtoreshë Ekzekutive e Qendrës për Promovimin e të Drejtave të Grave (QPDG).

Qëllimi i takimit ishte identifikimi i mundësive të bashkëpunimit për avancimin e rolit të gruas në zhvillimin socio-ekonomik rajonal dhe mbështetjen e iniciativave për fuqizimin e tyre. Palët u dakorduan të vazhdojnë koordinimin dhe të ndërmarrin hapa konkretë drejt politikave gjithëpërfshirëse për fuqizimin socio-ekonomik rajonal të grave.

Post ImagePost ImagePost Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors