AZHR Veri, me mbështetjen e MZHR-së, organizoi Panairin e Bizneseve Artizanale dhe Ushqimore për gratë nga rajoni i Mitrovicës së Jugut

Me datë 5 deri më 9 nëntor 2025, Agjencia për Zhvillim Rajonal Veri, me mbështetjen e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, organizoi në Mitrovicë Panairin e Bizneseve Artizanale dhe Ushqimore për gratë nga rajoni i Mitrovicës së Jugut.

Qëllimi i panairit ishte mbështetja dhe fuqizimi ekonomik i grave përmes:

·         prezantimit të teknikave artizanale dhe produkteve autoktone,

·         ekspozimit të produkteve artizanale e ushqimore,

·         nxitjes së ndërveprimit ndërmjet vizitorëve, prodhuesve dhe institucioneve,

·         promovimit të bizneseve lokale pjesëmarrëse.

Panairi u zhvillua në kuadër të projektit “Promovimi i Zhvillimit të Balancuar Rajonal përmes Aktivizimit Ekonomik dhe Komunitar në Rajonin Veri”, i implementuar nga AZHR Veri me mbështetjen e MZHR-së.

Në hapjen e panairit, përpos përfaqësuesve nga AZHR Veri, morën pjesë edhe: z. Elvis Feka, Drejtor për Zhvillim Ekonomik në Komunën e Mitrovicës së Jugut dhe z. Shani Hamitaga, Udhëheqës i Divizionit për Nisma Rajonale në MZHR, në cilësinë e monitoruesit.

Post ImagePost ImagePost Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors