Sot më datë 12.12.2025 znj. Refike Sulçevsi U.D Sekretare e Përgjithshme e MZHR-së, mori pjesë në Tryezën Vjetore të organizuar nga MPB, dedikuar vlerësimit të progresit dhe sfidave në zbatimin e rekomandimeve të Avokatit të Popullit dhe Zyrës Kombëtare të Auditimit.
Takimi theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të qëndrueshëm ndërinstitucional, rritjes së transparencës dhe forcimit të llogaridhënies, në funksion të avancimit të proceseve institucionale dhe objektivave të Reformës në Administratën Publike.