Sot më datë 12.02.2026, në Ministrinë e Zhvillimit Rajonal (MZHR), u bë pranim – dorëzimi i detyrës së Ministrit të Zhvillimit Rajonal nga z.Fikrim Damka tek z.Rasim Demiri.
Me rastin e pranim – dorëzimit të detyrës, z. Damka i uroi z. Demiri suksese në ushtrimin e detyrës së re. Gjatë ceremonisë së dorëzim – pranimit Zëvendëskryeministri z. Damka e njoftoi Ministrin z.Demiri me të gjitha të arriturat në fushën e zhvillimit rajonal, sfidat aktuale, si dhe objektivat strategjike të Ministrisë për periudhën në vijim.
Z. Demiri e falënderoi z. Damka për kontributin dhe punën e tij gjatë mandatit si Ministër, duke theksuar se me përkushtim të plotë do të vazhdojë realizimin e objektivave dhe prioriteteve të Ministrisë në funksion të zhvillimit rajonal.
Me këtë rast, z. Damka i dorëzoi z. Demiri një dosje me dokumentacionin përkatës që përfshin mandatin e Ministrisë, të arriturat e saj, synimet strategjike, si dhe aktivitetet dhe projektet në proces.
Në këtë ceremoni morën pjesë U.D. Sekretarja e MZHR-së, znj. Refike Sülçevsi, drejtorë dhe zyrtarë të Ministrisë së Zhvillimit Rajonal.
