Sot më datë 12.03.2026, Ministri i MZHR – së z.Rasim Demiri së bashku me kabinetin e tij, mbajti takim të përbashkët me u.d. Sekretaren e Përgjithshme znj. Refike Sülçevsi dhe z.Ylber Çitaku -Drejtor i Departamentit për Planifikim dhe Koordinim të Zhvillimit Rajonal, ku u diskutua për çështjet dhe prioritetet aktuale të ministrisë.
Gjatë takimit u prezantua gjendja aktuale në ministri dhe planifikimi i buxhetit për vitin 2026. Po ashtu, u diskutuan dy udhëzues për thirrje publike në kuadër të Programit për Zhvillim Rajonal të Balancuar (PZHRB), për mbështetje financiare të ndërmarrjeve mikro dhe të vogla, si dhe për organizatat e shoqërisë civile.
Në takim u trajtuan edhe projektet me donatorë, themelimi i shtatë qendrave zhvillimore rajonale dhe draft-marrëveshja e bashkëpunimit me donator.


