Ministri Demiri mbajti takim për zbatimin e planit të punës dhe hartimin e Planit të Veprimit 2026–2028

Sot më 23.03.2026, ministri z. Rasim Demiri mbajti një takim pune me zëvendësministrin z.Bashkim Krasniqi, U.D. sekretaren Refike Sülçevsi , drejtor, shefin e kabinetit dhe këshilltarët e tij.

Gjatë takimit u diskutua për implementimin e planit të punës për tremujorin e parë në Ministrinë e Zhvillimit Rajonal, duke u fokusuar në progresin e arritur dhe sfidat eventuale.

Po ashtu, u trajtua organizimi i punëtorisë në bashkëpunim me TAIEX, si dhe hartimi i Planit të Veprimit për periudhën 2026–2028.

Në përfundim, u theksua rëndësia e bashkëpunimit dhe koordinimit institucional për realizimin me sukses të objektivave strategjike.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors