MZHR në bashkëpunim me TAIEX organizon punëtori dyditore mbi analizën e investimeve kapitale dhe matjen e performancës rajonale

Më datë 24–25 mars 2026, u mbajt punëtoria dy ditore e organizuar nga Ministria e Zhvillimit Rajonal në bashkëpunim me TAIEX, me fokus në analizën e investimeve kapitale dhe matjen e performancës rajonale.

Punëtorinë e hapi U.D. Sekretarja e Përgjithshme e MZHR-së znj. Refike Sülçevsi, e cila theksoi rëndësinë e avancimit të kapaciteteve profesionale dhe institucionale në hartimin e analizave cilësore dhe në ndërtimin e një sistemi efikas për zhvillim socio-ekonomik rajonal të balancuar.

Gjatë ditës së parë, diskutimet u fokusuan në analizën e investimeve kapitale në nivel qendror dhe komunal, si dhe në shpërndarjen e balancuar të tyre. Prezantimet u realizuan nga: znj. Shyhrete Kastrati, Drejtoreshë e Departamentit për Performancë dhe Analizë Rajonale , znj. Qefsere Bajrami, Udhëheqëse e Divizionit për Analiza Socio-Ekonomike, znj. Blinda Bytyçi -Zyrtare për Zhvillim Socio-Ekonomik në MZHR dhe z. Tomislav Belovari, ekspert ndërkombëtar nga Kroacia të cilët prezantuan përvojat dhe praktikat më të mira në fushën e analizës së investimeve kapitale dhe kornizat institucionale përkatëse. Dita e parë e punëtorisë u moderua nga z. Arbnor Sadiku – u.d Drejtor i DIEKP në MZHR

Dita e dytë e punëtorisë u përqendrua në mekanizmat për matjen dhe monitorimin e performancës rajonale, duke përfshirë indikatorët socio-ekonomikë, demografikë dhe zhvillimorë. Në këtë kuadër, prezantime mbajtën: z. Xhevat Sefaj, Zyrtar për Zhvillim Socio-Ekonomik, znj. Fatmire Thaçi, Udhëheqëse e Divizionit për Performancë të Zhvillimit Rajonal të Balancuar në MZHR, z. Tomaž Kranjec  dhe znj. Metka Farič, ekspert ndërkombëtare nga Sllovenia të cilët ndanë përvojat lidhur me kornizat ligjore dhe institucionale të politikave rajonale dhe sistemet për monitorim dhe raportim të performancës. Dita e dytë u moderua nga znj. Cansel Safci përfaqësuese nga MZHR

Po ashtu, gjatë punëtorisë u prezantua edhe modeli kroat i Indeksit të Zhvillimit Rajonal, i cili bazohet në faktorë ekonomikë, demografikë dhe infrastrukturorë, si një praktikë e suksesshme për vlerësimin dhe orientimin e zhvillimit rajonal.

Punëtoria u karakterizua nga diskutime përmbajtësore dhe shkëmbim të përvojave ndërmjet ekspertëve ndërkombëtarë dhe përfaqësuesve institucionalë, duke kontribuar në forcimin e kapaciteteve profesionale dhe avancimin e politikave për zhvillim të qëndrueshëm dhe të balancuar rajonal në Kosovë.

Në këtë punëtori morën pjesë :U.D. Sekretarja e Përgjithshme e MZHR-së znj. Refike Sülçevsi, ekspert nga Kroacia, stafi i MZHR-së, përfaqësues nga TAIEX si dhe Drejtor të Agjencive për Zhvillim Rajonal (AZHR).

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors