Ministri Demiri viziton Komunën e Podujevës

Sot më datë 26.03.2026, Ministri i Zhvillimit Rajonal, z.Rasim Demiri, realizoi vizitë në Komunën e Podujevës, ku u prit nga Kryetari i Komunës z.Shpejtim Bulliqi.

Gjatë takimit, palët diskutuan për projektet e përbashkëta ndërmjet MZHR-së dhe Komunës së Podujevës, me fokus në avancimin e tyre dhe bashkëpunimin në iniciativa të reja zhvillimore.

Pas takimit, u realizua vizitë në terren me ndalesa te Stacioni i Autobusëve dhe te “Tregu i Gjelbërt i Qytetit”. Stacioni i Autobusëve është projekt i përfunduar, ndërsa “Tregu i Gjelbërt i Qytetit” është në proces të realizimit.

Të dy projektet janë të financuara nga MZHR dhe të bashkëfinancuara nga Komuna e Podujevës.

Në këtë vizitë morën pjesë:u.d. Sekretarja e Përgjithshme e MZHR-së znj. znj. Refike Sülçevsi, z.Izet Velija- Shefi i Kabinetit, z. Ylber Çitaku- Drejtor i DPKZHR si dhe bashkëpunëtorë të tjerë.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors