Më 27.03.2026, në MZH u mbajt takimi i rregullt i Komitetit të Auditimit të Brendshëm (KAB), qëllimi i këtij takimi ishte prezantimi i raporteve të Auditimit të Brendshëm në MZHR për vitin 2025 si dhe prezantimi i raportit vjetor të Komitetit të Auditimit të Brendshëm për të njëjtin vit.
Ministri i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal z. Rasim Demiri, theksoi se rekomandimet që dalin nga NjAB janë prioritet, duke shtuar se si ministër do të ofrojë mbështetjen e nevojshme profesionale për funksionimin dhe zhvillimin e mëtejmë të auditimit të brendshëm.
Në kuadër të takimit, udhëheqësja e Divizionit të Auditimit të Brendshëm në MZHR znj. Edona Grajçevci Gashi, prezantoi raportin e punës së Njësisë së Auditimit të Brendshëm për vitin 2025, gjithashtu kryesuesi z.Sefaj, prezantoi raportin vjetor të Komitetit për vitin 2025.
Në përfundim të takimit, u theksua nevoja që MZHR të trajtojë me prioritet të lartë rekomandimet që dalin nga raportet e Njësisë së Auditimit të Brendshëm.
Në takim morën pjesë: ministri i MZHR, z. Rasim Demiri; kryesuesi i Komitetit z. Xhevat Sefaj, anëtari i Komitetit z. Senad Adroviq si dhe udhëheqësja e NjAB-së znj. Edona Grajçevci Gashi.