MZHR dhe UN-Habitat thellojnë bashkëpunimin për nxitjen e zhvillimit rajonal të Balancuar në Kosovë

Ministria e Zhvillimit Rajonal (MZHR) me dt. 24.04.2026 zhvilloi një takim me përfaqësues të UN-Habitat, ku u diskutua për forcimin e bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet dy institucioneve.

Gjatë takimit, u trajtuan programet që mbështet UN-Habitat dhe që kontribuojnë në zhvillimin rajonal, me theks të veçantë në rritjen e reziliencës urbane, menaxhimin e mbeturinave dhe promovimin e një mjedisi të pastër në nivel rajonal. Po ashtu, u diskutuan mundësitë e bashkëpunimit në aspektin e ekspertizës teknike dhe organizimit të konferencave të përbashkëta.

Një vëmendje e veçantë iu kushtua ndërlidhjes së programeve të MZHR-së përfshirë programet për kapitalet, grantet dhe subvencionet me programet e UN-Habitat në të ardhmen, me qëllim rritjen e ndikimit në zhvillimin e qëndrueshëm rajonal. Gjithashtu, u theksua se UN-Habitat mund të ofrojë mbështetje përmes konsulencës dhe rrjetëzimit të Kosovës në ngjarje dhe platforma ndërkombëtare, si dhe në projektet vendore që adreson MZHR-ja.

Këtë takim e kryesoji Zëvendësministri i MZHR-së, z. Bashkim Krasniqi, si dhe Sekretarja e MZHR-së znj. Refike Sülçevsi, po ashtu, në takimin në fjalë morri pjesë edhe U.D. Drejtori i DIEKP-së, z. Arbnor Sadiku me bashkëpunëtorë.

Nga UN-Habitat morën pjesë : Drejtor i Zyrës Rajonale për Evropën Lindore dhe Azinë Qendrore, z.Erfan Ali, Drejtori i UN-Habitat Kosovo, Artan Rexhepi, si dhe Këshilltarja e projektit, Besnike Koçani.

Takimi konfirmoi përkushtimin e përbashkët për thellimin e bashkëpunimit dhe avancimin e iniciativave që ndikojnë drejtpërdrejt në zhvillimin e qëndrueshëm dhe përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors