Ministri Rasim Demiri viziton Bijelo Poljen gjatë vizitës zyrtare në Mal të Zi

Ministri i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal të Qeverisë së Kosovës, gjatë vizitës dy dirore ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Ministrinë e Zhvillimit Rajonal dhe të Investimeve të Qeverisë së Republikës së Malit të Zi.

Gjatë ditës së djeshme, në orët e pasdites, të shoqëruar nga mikpritësi, ministri Ernad Suljević, u zhvillua edhe një vizitë në udhëheqjen lokale të komunës së Bijelo Poljes.

Me këtë rast, delegacioni u njoh nga afër me punën e kësaj komune, me projektet e realizuara infrastrukturore, si dhe me disa prej monumenteve dhe vlerave të rëndësishme të trashëgimisë kulturore në këtë vend të qetë, të njohur për mikpritjen dhe njerëzit e tij të mirë.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors